Të paktën një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pasi 16 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një tunel në qarkun Yilan të Tajvanit.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 13:42 me orën lokale, kur një kamion ka hyrë me shpejtësi në një kolonë automjetesh që lëviznin nëpër tunel. Vërehet se shpejtësia e kamionit ka arritur rreth 75 km/h.

Automjetet e përfshira në aksident përfshinin makina dhe kamionë. Gjithashtu bëhet me dije se një nga viktimat ka mbetur i plagosur rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb