*OSHEE, Çela: një vit sukses, nuk jemi më barrë për buxhetin e shtetit.

*Gjiknuri: Rimëkëmbëm sektorin energjetik, mbuluam gropën në buxhet.

*Tahiri: U ndëshkuan shkelësit e ligjit, aksioni dha kontribut në luftën kundër korrupsionit.

* Rama: Ky vit tregoi se çmimi i energjisë nuk u rrit, por u ul

TIRANE – Një vit pas nisjes së aksionit të qeverisë kundër vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike, kryeministri Edi Rama theksoi se ky aksion vërtetoi se nuk ka krizë energjetike, ka vetëm krizë të injorancës.

“Po e nis fjalën sot me të njëjtën fjali që mbylla fjalën një vit më parë në këtë sallë. Nuk ka krizë energjetike, ka vetëm krizë të injorancës. Ja ku jemi sot vetëm një vit më pas me një arritje që flet vetë. Një arritje që deri një vit më parë pak kush e besonte dhe shumëkush as nuk e  imagjinonte. Sot kjo arritje është prova se kriza e tmerrshme në të cilën ne e gjetëm sektorin energjetik ishte pikërisht kriza e injorancës.”- deklaroi kryeministri Rama.

“OSHEE ka shënuar sukses, duke u shndërruar nga një barrë për buxhetin e shtetit në kontributore e të ardhurave”.

Kështu deklaroi administratori i OSHEE-së, Ardian Çela, gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar një vit pas nisjes së aksionit, ku theksoi se gjatë këtij viti janë arkëtuar 150 milionë dollarë më shumë në krahasim me një vit më parë.

“Rritja e qëndrueshme e nivelit të arkëtimeve dhe ulja e humbjeve ka bërë që kompania të ketë një bilanc pozitiv, plus 10 miliardë lekë. OSHEE nuk është më barrë për buxhetin e shtetit, por një kontributore e të ardhurave”, -deklaroi Çela.

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri tha se reforma në këtë sektor ishte e domosdoshme për të mbuluar gropën në buxhetin e shtetit të shkaktuar nga informaliteti në energjetikë. Gjiknuri tha se plani i qeverisë dhe masat dhanë rezultat dhe rimëkëmbën sektorin energjetik në vend.

“Në këtë 1 vit, qeveria tregoi se kur merren plane me veprime konkrete, qëllimet janë të arritshme. Vetëm nëpërmjet pagesave, shlyerjes së detyrimeve mund të mbijetojë sistemi i energjisë. Reforma në energjetikë ishte e domosdoshme, edhe për të shpëtuar buxhetin e shtetit, në mënyrë që ky sektor të mos jetë barrë për të”, -tha ministri Gjiknuri.

Ndërkaq, ministri Tahiri vlerësoi ecurinë e aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Tahiri tha se nga grupet e punës në terren u identifikuan 2826 raste të vjedhjes së energjisë, dhe u ndëshkuan shkelësit e ligjit. Sipas ministrit, aksioni ka dhënë kontribut edhe në luftën kundër korrupsionit.

RAMA: AKSIONI VËRTETOI SE NUK KA KRIZË ENERGJETIKE, KA VETËM KRIZË TË INJORANCËS

Në vit pas aksionit kundër vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike, Kryeministri Edi Rama theksoi se ky aksion vërtetoi se nuk ka krizë energjetike, ka vetëm krizë të injorancës.

“Po e nis fjalën sot me të njëjtën fjali që mbylla fjalën një vit më parë në këtë sallë. Nuk ka krizë energjetike, ka vetëm krizë të injorancës. Ja ku jemi sot vetëm një vit më pas me një arritje që flet vetë. Një arritje që deri një vit më parë pak kush e besonte dhe shumëkush as nuk e  imagjinonte. Sot kjo arritje është prova se kriza e tmerrshme në të cilën ne e gjetëm sektorin energjetik ishte pikërisht kriza e injorancës.”- deklaroi kryeministri.

Sipas kryeministrit Rama, “frytet e reformës radikale janë rrënjët e shëndetshme mbi të cilat ky sektor do të zhvillohet dhe do të bëhet një burim i madh fitimi për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Shefi i qeverisë kujtoi se kur erdhi në pushtet, kjo maxhorancë gjeti një mal me borxhe dhe një hendek për të kapërcyer.

“Gjetëm hendekun e çelur mes shtetit shqiptar dhe kompanive të privatizimit. Rrezikonte ta kthente Shqipërinë në shëmbëlltyrën e trupit. Pas një privatizimi tërësisht abuziv, të nisur të dështuar, qeveria hyri në një pazar të madh. Kur u prish pazari i madh, bëri gabimin e madh, fajin e madh, mëkatin e madh të ofensivës policore, duke e ekspozuar tërësisht shtetin shqiptar përballë privatizuesve dhe duke e dënuar shtetin shqiptar si palë humbëse përpara çdo gjykate. I përzuri privatizuesit me polici, dhe nuk ja ktheu pronën shtetit, por në pronën që ishte me dokumente e privatizuar vendosi një administrator të vetin. Për të turpëruar Shqipërinë si një vend në mes të Europës ku ndodhin çudira të tilla. Shpronësime policore de fakto pa një copë letër.”- deklaroi Rama.

“Kompania nuk mbahet gjallë nga “injeksionet” e shtetit, por ka filluar të ripërtërihet. Dhe kjo ripërtëritje rikthehet në shërbim për qytetarin. Investohet për të patur një shërbim më të mirë, investime në sistem, dhe më shumë të ardhura dhe arkëtime. Ky vit tregoi se çmimi i energjisë nuk u rrit, por u ul”,- tha Rama.

Kryeministri Rama shprehu respekt për punën e ministrit Damian Gjiknuri. “Një punë që do të mbetet e shënuar në gjithë historinë e përpjekjeve shqiptare për të ndërtuar shtet dhe për të krijuar sektor funksional, prej të cilit përfiton e gjithë shoqëria”- deklaroi Rama.

AKUZAT E OPOZITËS PËR FAVORIZIMIN E KOMPANISË QË I NDËRTOI VILËN, JA REAGIMI I RAMËS
“Bëjnë një akuzë ordinere për godinën e kompanisë. Kompania më e madhe në vend, sot e ka selinë e saj të ndarë në dy pallate dhe klientëve iu shërben në parkimin nëntokësor të njërit nga pallatet. Dhe për këto zyra dhe pika shërbimi paguan 350 mijë euro qira në vit, pra miliona e miliona euro. Këta që akuzojnë sot e kane çuar me qira OSHEE­në, si të ishte një kompani bastesh klandestine dhe duke i lënë njerëzit të presin në rrugë, se parkimi është i mbushur me njerëz që presin të marrin shërbimin”, tha kryeministri.

Më tej në përgjigje të akuzave Rama deklaroi: “Si mund të mbajmë ne kompaninë në parkime? Nuk presim bravo, por si ka mundësi që çojnë gishtin e akuzës? Mendojnë se shqiptarët janë një tufë delesh, apo më keq që nuk meritojnë të mblidhen pas mjaltit, por pas të kundërtës së mjaltit. Dhe ata ofrojnë të kundërtën e mjaltit”, u shpreh Rama.

ÇELA: PO INVESTOJME NE RRJETIN E SHPERNDARJES, ESHTE I AMORTIZUARCela
Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela, gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar një vit pas nisjes së aksionit, ku theksoi se gjatë këtij viti janë arkëtuar 150 milionë dollarë më shumë në krahasim me një vit më parë.

Sipas administratorit të OSHEE-së, në fokus të kompanisë janë investimet në rrjetin e shpërndarjes, ku brenda një viti janë investuar para aq sa u investuan për 6 vjet me radhë.

“Sot qytetarët kërkojnë një cilësi më të lartë shërbimi dhe garanci për furnizimin me energjie elektrike. Eshtë naive të mendosh që për një vit do të përmirësohej situata. Rrjeti i shpërndarjes është i amortizuar, 40-vjeçar. Kemi filluar të investojmë gjatë këtij vitit në rrjetin e shpërndarjes aq para sa nuk janë investuar për 6 vjet me radhë.”- tha Çela.

Sipas Çelës, “OSHEE ka përfunduar realizimin e dixhitalizimit të arkiv- protokollit. Të gjithë konsumatorëve u është krijuar mundësia të kryejnë kërkesa, ankesa, aplikime të ndryshme nëpërmjet internetit dhe po nëpërmjet internetit të kryejnë pagesat”.

Administratori i OSHEE-së bëri të ditur se së shpejti do të hapen testime për 250 vende të reja pune në kompani. “Ftoi inxhinierët elektrik, teknikët e mesëm, po mbi të gjitha njerëz të ndershëm dhe të devotshëm të aplikojnë për këto testime”- tha ai.

Në fund të fjalës së tij Çela theksoi se “rivendosja e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike është dhe do të jetë beteja jonë e çdo dite”.

GJIKNURI: RIMËKËMBËM SEKTORIN ENERGJETIK, MBULUAM GROPËN NË BUXHETdamian gjiknuri3
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri tha se reforma në këtë sektor ishte e domosdoshme për të mbuluar gropën në buxhetin e shtetit të shkaktuar nga informaliteti në energjetikë. Gjiknuri tha se plani i qeverisë dhe masat dhanë rezultat dhe rimëkëmbën sektorin energjetik në vend.

“Në këtë 1 vit, qeveria tregoi se kur merren plane me veprime konkrete, qëllimet janë të arritshme. Vetëm nëpërmjet pagesave, shlyerjes së detyrimeve mund të mbijetojë sistemi i energjisë. Reforma në energjetikë ishte e domosdoshme, edhe për të shpëtuar buxhetin e shtetit, në mënyrë që ky sektor të mos jetë barrë për të. Mbuluam gropën e energjisë në buxhetin e shtetit, dhe e rimëkëmbëm këtë sektor. Rezultatet janë të dukshme për shkak të kësaj reforme. Po hapen investimet në energjetikë, për shkak të mbylljes së kësaj problematike dhe kthimit të qëndrueshmërisë”, tha ministri Gjiknuri.

TAHIRI: U NDËSHKUAN SHKELËSIT E LIGJIT, AKSIONI DHA KONTRIBUT NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONITTAHIRI222
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vlerësoi ecurinë e aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Tahiri tha se nga grupet e punës në terren u identifikuan 2826 raste të vjedhjes së energjisë, dhe u ndëshkuan shkelësit e ligjit. Sipas ministrit, aksioni ka dhënë kontribut edhe në luftën kundër korrupsionit.

“Ky aksion ligjëroi barazinë e njerëzve para ligjit, që më i forti të mos t’i shmangej detyrimit për pagesën e energjisë së konsumuar. OSHEE dhe policia e Shtetit mund të bashkoheshin me qytetarët për të sanksionuar modelin e të qenit formal në pagesën e energjisë, dhe për të luftuar fenomenin e vjedhjes. Ai që nuk e paguante energjinë dukej si më i fortë. Aksioni kundër informalitetit në energjetikë si superprioritet i qeverisë dhe qytetarëve, i bashkohet aksioneve të tjera të policisë kanë sjellë rezultate të tjera për shqiptarët. U identifikuan 2826 raste të vjedhjes së energjisë, dhe u ndëshkuan të gjithë shkelësit e ligjit. Ky aksion ka dhënë rezultat edhe kundër korrupsionit, e sidomos korrupsionit të administratës”, tha ministri Tahiri.
(er.nu/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: