Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka kujtuar sot 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhëneve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Me anë të një postimi në Twitter, Xhaçka u shpreh se kjo marrëdhënie është ndërtuar mbi baza të forta miqësie dhe vlerash të përbashkëta mes popullit shqiptar dhe atij amerikan, ndërsa shtoi se mbeten të përkushtuar për të krijuar lidhje edhe më të forta mes dy vendeve.

“100 vite më parë Shqipëria dhe SHBA vendosën marrëdhëniet diplomatike. Miqësia që filloi atë ditë është forcuar më shumë. Është ndërtuar mbi baza të forta miqësie dhe vlerash të përbashkëta mes popullit shqiptar dhe atij amerikan.

Jemi krenarë që sot miqësia dhe partneriteti ynë është më i fortë se kurrë.

Duke pritur për të ardhmen, të përkushtuar për të krijuar lidhje edhe më të forta midis vendeve dhe njerëzve tanë”, ka shkruar Xhaçka.
Ministrja ka shtuar se Shqipëria është sot një vend që kontribuon për sigurinë, stabilitetin dhe paqen në rajon e më gjerë

“Shqipëria në KS, ka dhënë kontribut real në adresimin e çështjeve të sigurisë dhe paqes. Padyshim do të veçoja rolin tonë në dosjen e Ukrainës, ku jemi bashkëpenëmbajtës me ShBA

Ne jemi sot një vend që ka hedhur hapa të jashtëzakonshme drejt modernizimit. Në lidhje me hapjen e negociatave, dua të shpreh mirënjohje ndaj ShBA-ve që na kanë ndihmuar në çdo hap të rrugëtimit”, tha zonja Xhaçka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb