Një sulm i forcave ruse në Kaharkiv ka vrarë 12 persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Dy bomba shënjestruan hipermarketin Epicentr DIY në një zonë banimi të qytetit të shtunën pasdite, tha në televizionin kombëtar guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.
Dyzet e tre persona u plagosën, tha zyra e prokurorisë lokale, duke shtuar se dhjetë nga dymbëdhjetë të vdekurit ende nuk ishin identifikuar.
Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov tha se rreth 120 persona kishin qenë në godinë në momentin që ndodhi sulmi.
“Sulmi kishte në shënjestër qendrën tregtare, ku kishte shumë njerëz – ky është padyshim terrorizëm”, tha Terekhov.
Në një postim në aplikacionin Telegram, Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko tha se 16 persona ishin ende të zhdukur.
Javën e kaluar ka pasur një rritje të sulmeve në qytet pasi trupat ruse sulmuan përtej kufirit, duke hapur një front të ri në veri të qytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: