Situata në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” nuk është aspak e qetë, por Allegri bën thirrje që të fokusohen vetëm në atë që duhet të japin në fushë, në mënyrë që të rikuperojnë sa më shume dhe sa më shpejt diferencën në tabelën e klasifikimit:

Çfarë mund t’i thuash tifozëve në një periudhë kaq të vështirë?
Nesër do të jetë një sfidë e rëndësishme, një ndeshje e veçantë pas asaj që ndodhi dje. Ne duhet të punojmë akoma më shumë dhe të mbajmë një profil të ulët. Duhet të mendojmë vetëm për atë që japim në fushë.

Çfarë ndryshon ky dënim?
Asgjë, ne duhet të bëjmë sa më shumë pikë. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë përballë Atalanta-s pasi do të na lejonte të kapnim vendin e 7-të. Më pas kemi Europa League dhe Kupën e Italisë. Duhet të bëjmë më të mirën e mundshme.

A i druheni dënimeve të tjera? A do të ndryshonte të ardhmen tuaj?
Unë jam trajneri i Juventusit dhe do të jem trajneri i Juventusit, vetëm nëse më largojnë. Në momente të vështira duhet të marrësh përsipër përgjegjësi për të bërë mirë. Kur je në momente të pozitive të gjithë jemi të zotë, u shpreh Allegri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb