Një adoleshente është autorja e grabitjes së orës në banesën e këngëtarit Getoar Selimi në Tiranë. Sipas të dhënave zyrtare, është arrestuar 17-vjeçarja me iniciale D.K., banuese në Kamzë, e cila ka hyrë në banesën e këngëtarit kosovar, ku bashkëjeton me partneren e tij, prezantuesen Marina Vjollca dhe ka vjedhur orën me vlerë 35 mijë euro.

Nuk dihet nëse adoleshentja ka hyrë me dhunë në banesën e Getoarit, por më pas ajo e ka fshehur në banesën e shokut të saj Mërgim Lala në Kamëz. Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar të dy personat pas denoncimit të Getoarit për humbjen e orës.

17-vjeçarja me inicialet D.K. akuzohet për vjedhje, ndërsa Mërgim Lala akuzohet për bashkëpunim në vjedhje.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.07.2016, u arrestuan në flagrancë shtetasit D.K dhe Mërgim Lala, vjeç 17 dhe 20, banues në Kamzë, pasi dyshohet se, tek “Kodra e Diellit”, në banesën e shtetasit G.S, vjeç 34, shtetasi D.K, ka vjedhur një orë me vlerë 35.000 euro dhe e ka fshehur në banesën e e shtetasi Mërgimi Lala. Nenet 134 e 300 të Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: