Më 25 maj të vitit 1846, në Frashër të Dangëllisë, lindi Naim Frashëri, poeti dhe frymëzuesit i Rilindjes Kombëtare.

Naimi u formua me një botëkuptim të gjerë kulturor dhe filozofik, mes mes traditës orientale të vendlindjes dhe kulturës perëndimore në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Kjo përgatitje i dha mundësinë të sillte ide të reja për arsimin, letërsinë dhe përparimin e popullit të tij.

Si pjesëmarrës aktiv në Lidhjen e Prizrenit dhe në Shoqërinë e Stambollit, kontribuoi në përhapjen e mësimit në gjuhën amtare dhe në forcimin e ndjenjës së përkatësisë mes shqiptarëve.

Krijimtaria e tij letrare zë një vend të veçantë në kulturën tonë.

Në poemën “Bagëti e Bujqësia” ai përshkroi bukuritë e vendit dhe jetën e njerëzve të thjeshtë. Përmbledhja “Lulet e Verës” solli mendime filozofike dhe frymë dashurie për vendin, ndërsa poema epike madhështore “Istori e Skënderbeut” ngriti lart figurën e heroit kombëtar si simbol të qëndresës dhe bashkimit. Krahas letërsisë, Naim Frashëri hartoi edhe libra shkollorë, duke dhënë një ndihmesë të çmuar për zhvillimin e arsimit shqip.

Veprat e tij dallohen për gjuhën e pastër, ndjenjën njerëzore dhe frymën atdhetare që përcjellin. “Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqipëtar” mbetet edhe sot një nga thirrjet më të fuqishme të dashurisë për vendin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb