Juventus ka përpara një transfertë të vështirë. Bardhezinjtë do masin forcat në Reggio Emilia me Sassuolon,  të hënën në orën 21:00. Trajneri i ekipit nga Torino, Maximilliano Allegri e di mirë se bëhet fjalë për një takim delikat dhe kërkon nga të tijtë përqëndrim maksimal, si e vetmja mënyrë për të arritur 3 pikët. Diçka u tha edhe për lojtarëve të veçantë.

“Është një ndeshje e rëndësishme për ta sepse do të ishte një rezultat prestigji. Ne kemi nevojë për paraqitjen e duhur, përndryshe do të dilnim me kocka të thyera.

Kam ende lidhje të ngushtë me familjen Squizni, është një kënaqësi gjithmonë të kthehem edhe pse më kanë krijuar momente të vështirë ndonjëherë.Nuk e kemi arritur akoma vendin e katërt, por jemi kualifikuar në finalen e Kupës së Itali. Ky trofe është objektiv për ne. Do të bëjmë vlerësimet tona në fund të sezonit futbollistik”.

“Arthur nuk do të jetë, nuk është rikuperuar. Shpresojmë që do të jetë kundër Venezias. Do të vendos se kush do të luajë pas seancës stërvitore. Do të ketë disa ndryshime. Mckennie ka bërë vrapime dje, po përmirësohet por fundi i sezonit është afër.Locatelli po punon veçmas, nuk e di nëse kthehet para fundit të kampionatit.  Rabiot po luan mirë, ai po i afrohet edhe më shumë shënimit të golave. Po përmirësohet si lojtar dhe ka shumë vite për të bërë mirë në karrierën e tij. De Ligt është në formë dhe mund të luajë. Duhet të zgjedh një mes Bonucci dhe Chiellinit”- tha ai.

Juventus renditet e katërta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb