Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dha mesazhe të forta nga Kuvendi Kombëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë.

Këlliçi kujtoi se dy vite më parë u vra Klodian Rasha nga një punonjës policie, ndërsa nuk harroi pa përmendur dhe figura emblematike të PD-së, Azem Hajdari, Bujar Nishanin dhe Sokol Olldashin.

Ndër të tjera ai theksoi se rockstari i vërtetë i kësaj dite padyshim ishte Berisha, i cili u shfaq me syze dielli në këtë event, për shkak të dëmtimit në sy nga goditja me grusht që mori në protestën e opozitës.

“Ditë shumë emocionuese, me fjalë të ndjera. Sot është ditë e veçantë, gëzuar Ditën e rinisë. Si kjo ditë një i ri dy vite më parë humbi jetën Klodian Rasha, për shkak të dhunës policore, për shkak të atyre banditëve që kanë penetruar në policinë e Shtetit, që ngritën pardje dorë jo vetëm mbi Berishën por dhe mbi ne demokratët. Këtu në skenë këndoi këngëtari i rrokut, Renis Gjoka, por rockstari i vërtetë ishte Sali Berisha, që në 2022-in është model frymëzimi për të rinjtë e vendit. Falënderim shkon për Rudina Hajdarin, vajzn e Azem Hajdarit, Fiona Nishani, vajzën e ish-presidentit Bujar Nishani dhe Klauk Olldashi, djalin e Sokol Olldashi.”, tha Këlliçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: