Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte “i vendosur të lirojë të gjithë” pengjet dhe të sigurojë që Rripi i Gazës “nuk përbën kërcënim për Izraelin”.

“Ne i kemi liruar pengjet, 20 janë ende gjallë dhe 30 janë të vdekur. Ne nuk do të lejojmë një situatë të rrëmbimeve dhe vrasjeve të mëtejshme, dhe kjo do të thotë eliminimin e aftësive ushtarake të Hamasit” – u shpreh Netanyahu.

“Jemi të vendosur t’i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpi. Në të njëjtën kohë, këmbëngulim në eliminimin e aftësive ushtarake të Hamasit dhe që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin. Një takim me Presidentin Donald Trump mund të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes”, – tha kryeministri Benjamin Netanyahu përpara se të nisej për në Uashington.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb