Analisti Edvin Kulluri në emisionin “Studio24” në News24 foli për zhvillimet politike në vend, duke analizuar situatën në PD, por edhe përplasjet në PS.

Gjatë intervistës në studio, Kulluri në analizën  e tij tha se opozita nuk është në nivelin e duhur. Teksa foli për zgjedhjet e zhvilluara në Hungari ku pas 16 vitesh u rrëzua Viktor Orban dhe arriti të fitojë Peter Magyar, Kulluri, tha se brenda PD sipas Ervin Salianji është ndër të vetmit që po bën një lëvizje për të kundërshtuar modelin që drejton PD.

Ndërsa sa i përket situatës në PS, Kulluri u shpreh se figura që sipas tij janë Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, duke nënvizuar se duhet të merren me thelbin e qeverisjes dhe krizën rrënuese që ka përfshirë sipas tij PS-në.

“Opozita duhet të ngrihet në një nivel të duhur. Mendoj që brenda PD sot Salianji po bën një lëvizje për të kundërshtuar modelin që po drejton PD. Ndërsa brenda PS, janë dy figura. Jo qartësisht që nuk po hedhin hapin e madh të një qëndrimi të qartë të artikuluar politikisht, që janë zoti Braçe dhe Spiropali. Nëse zoti Braçe heq dorë nga kritika e drejtorëve dhe merret me thelbin e qeverisjes dhe Spiropali arrijnë të artikulojnë thelbin e krizës rrënuese të PS besoj se mund të krijojnë ingredientët e duhur”, tha mes të tjerash ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb