Courtney Stodden ka arritur marrëveshje me kompaninë e filmave për të rritur, “Vivid Entertainment”, për t’ia shitur të drejtat e xhirimit të saj seksual.

Ajo ka treguar për TMZ se kishte xhiruar një video seksuale personale dhe nuk e ka pasur në plan që ta nxjerrë në publik. Por, asaj i është vjedhur xhirimi dhe është kopjuar, kështu që për të mos e lejuar që të lançohet “falas”, ajo ka vendosur ta shesë.

Stodden do të përfitojë një milion dollarë nga shitja e videos, kurse të gjitha përfitimet do t’i dhurojë për qëllime humanitare. 20-vjeçarja nuk e ka treguar emrin e organizatës që do t’ia dhurojë paratë, por ka thënë se ato do të shkojnë për të mbrojtur të drejtat e kafshëve dhe për fëmijët që vuajnë nga kanceri.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: