Klubi i Teutës ka mbetur pa trajner, pasi Enkelejd Dobi ka vendosur të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Vendimi është bërë i ditur pas një periudhe jo të lehtë për ekipin, ku rezultatet nuk kanë qenë në nivelin e pritur.
“Klubi i Futbollit Teuta njofton se trajneri Enkelied Dobi ka paraqitur kërkesën për dorëheqje dhe, duke filluar nga dita e sotme, nuk do të ushtrojë më detyrën e tij në drejtimin e ekipit të parë.
Klubi shpreh mirënjohjen e tij për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë nga trajneri Dobi gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës, duke i uruar njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale”- shkruan klubi.
