KUKËS – Në Bashkinë e re të Kukësit, viti i ri shkollor nisi me 220 fëmijë më pak, të cilët së bashku me familjet e tyre u larguan drejt Gjermanisë. Ndërsa sot vërehet kthimi në shkollë i fëmijëve, familjet e të cilëve janë deportuar nga Gjermania pas refuzimit të kërkesës për azil, ndonëse ne shifra të vogla.

Vetëm në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” janë kthyer 8 nxënës. Drejtuesit e këtij institucioni dhe vetë nxënësit e kthyer thonë se me ndihmën e mësuesve dhe programeve të veçanta tashmë janë të riintegruar në procesin mësimor.

Sakaq, Drejtoria e Arsimore ka hartuar edhe planet për riintegrimin e tyre në procesin mësimor kjo edhe në bazë të udhëzimeve të ministrisë së arsimit. Deri më tani rezulton se 12 nxënës në arsimin bazë dhe 1 në arsimin e mesëm janë kthyer dhe që aktualisht po vijojnë procesin mësimor të gjithë këto vetëm në shkollat e qytetit të Kukësit.

NË LEZHË, 118 NXËNËS TË LARGUAR
Problemet social-ekonomikë apo qoftë edhe dëshira për një jetë më të mirë bëri që mijëra shqiptarë t’i kthenin sytë nga Gjermania. Të shumtë ishin edhe qytetaret e Lezhës të cilët u larguan në kërkim të një jetë më të mirë. Nga shkollat e Lezhës janë larguar gjithsej 118 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën. Pa llogaritur këtu të larguarit nga gjimnazet, dukë qenë se shkolla e mesme nuk është e detyruar, e bënë të vështirë nxjerrjen e statistikave. Shpallja e Shqipërisë si vend i sigurt i origjinës, bëri që shumë azilkërkues të kthehen mbrapsht, e shumë të tjerë janë endë në pritje për riatdhesim. Këtu lind një tjetër problematikë për nxënësit e larguar pasi tashmë kanë kaluar më shumë se dy muaj nga nisja e shkollës. Burime nga Drejtoria e Arsimit në Lezhë bëjnë të ditur se janë kthyer rreth 55 nxënës nga të cilët 41 janë nga klasa e parë deri në klasën e nëntë ndërsa 11 nxënës të tjerë janë nga gjimnazet. Po sipas këtyre burimeve është bërë sistemi në shkollat përkatëse për çdo nxënës që kanë sjellë fotokopje të pasaportave që kanë kaluar kufirin si dhe një deklaratë e prindërve që kanë qenë emigrantë. E megjithatë, pavarësisht vendimit të Ministrisë së Arsimit për pranimin e këtyre nxënësve në shkolla problemet që lindin janë të shumta, pasi këto nxënës tashmë kanë humbur javë të tera shkollë dukë krijuar një boshllëk mes tyre dhe nxënësve të tjerë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: