TIRANE

Në emisionin “VILA24” në News24, astrologia Denisa Shyle tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë. Ajo theksoi se në datën 10 do të kemi një hënë të re në shenjën e peshqve e cila do të ndikoj më shumë në shenjën e dashit por jo vetëm.

Të gjitha shenjat do të preken nga hëna e re duke pasur një javë relaksuese dhe rigjeneruese.

“Në datën 10 do të kemi një hënë të re në shenjën e peshqve që do të thotë shërim, rigjenerim. Ngarkesat që kemi pasur falë hënës së re do të zbuten. Dashi ka kohë që është i ngarkuar si fizikisht dhe shpirtërisht. Humori i tyre vjen pas kësaj jave”- tha Shyle për News24.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb