Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti ditën e djeshme në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se në këtë takim Kurti e falënderoi ambasadorin Abbott për punën, dedikimin e tij dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit.

“Gjatë bisedës, ata reflektuan mbi arritjet e qeverisë, sfidat e mundësitë që paraqiten në rrugën tutje drejt zhvillimit dhe progresit. Gjithashtu u përmend dhe rëndësia që shënon ky vit në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, ku mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e shumë individëve luajti rol kyç në ndaljen e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se ambasadori Abbott ka kontribuar në mënyrë të çmueshme në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e si vend aleat dhe partner, ajo do të vazhdojë dhe me ambasadorin e ardhshëm.

“Kryeministri Kurti gjithashtu e uroi ambasadorin Abbott për detyrën e tij të radhës dhe i dëshiroi suksese të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: