ELBASAN

Në fillim të ndeshjes Kukësi -Skënderbeu ,nga ana e Presidentit të Nderit të Fk Kukësi,Safet Gjici është planifikuar zhvillimi i një ceremonie modeste kushtuar karrierës së kapitenit të kësaj skuadre Besar Musolli i cili luan këtë të dielë ndeshjen e 250 pa ndërprerje për ngjyrat e Kukësit , një rekord ky për futbollistët aktualë të Superligës shqiptare.

Musolli i është bashkuar Kukësit kur ky ekip u ngjit nga Kategoria e Parë në Superligë. Kosovari kryeson listën e futbollistëve me më shumë ndeshje te Kukësi i pasuar nga zv.Kapiteni Valon Ethemi me 100 ndeshje radhazi. Ndërkohē ish- kapitenët Ylli Shameti e Rrahman Hallaci kanë zhvilluar rreth 200 ndeshje radhazi me këtë ekip.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb”  se me rastin e shpalljes kampion dimri të ekipit të Kukesit dhe të këtij rekordi të kapitenit Mysolli e zv.kapitenit Et’hemi ,presidenti Safet Gjici ka planifikuar t’ju dhurojë atyre nga një fanellë të kësaj skuadre me numrat 250 dhe 100 si dhe nga një certifikatë mirenjohje për kontributin e dhënë në arritjen e rezultateve te larta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb