4 Korriku shënon Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania.
Më 4 korrik 1776, delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar edhe ndezjen e dritave, sias ngjyrave të flamurit amerikan, në godinën e këtij institucioni për 250-vjetorin e pavarësisë.

“Freedom250’ nuk është vetëm një reflektim mbi të kaluarën, është një pikënisje për të ardhmen.
Nën vizionin e Presidentit Trump, ne po krijojmë partneritete të reja, po mbështesim inovacionin dhe po përcaktojmë një epokë të re diplomacie që do të na çojë përpara për 250 vitet e ardhshme. Për të festuar 250 vjet, po e ndriçojmë Ambasadën me ngjyrat më të dallueshme të shpirtit amerikan, të kuqe, të bardhë dhe blu”, deklarohet në njoftimin e ambasadës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb