Vijojnë debatet në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, që po mbahet në këto momente.

Eksperti tha se tre institucione të vendit nuk kanë kthyer përgjigje për ndërhyrjen në sistemin TIMS. Ai tha se disa përgjigje nuk janë reale në raport me kërkesat, duke shtuar se duhet korrespondencë e re.

Eksperti: Tre institucione nuk kanë kthyer përgjigje. Disa përgjigje nuk janë reale në raport me kërkesat. Duhet korrespondencë e plotë.

Xhemal Qefalia: Kërkesat për informacione i ka bërë Komisioni, autoriteti që ka dërguar kërkesat janë anëtarët e Komisionit Hetimor për TIMS.

Asllan Dogjani: Ne duhet të presim përgjigjet, duhet të informojmë opinionin publik. Ne jemi për transparencë, që të informojmë opinionin publik.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb