Tre të burgosur u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një trazirë në burgun e dytë më të madh të Ekuadorit, në burgun rajonal Guayaquil, tha shërbimi kombëtar i menaxhimit të burgjeve SNAI.

“Pas katër orësh përleshje në orën 23:00 sipas kohës lokale, forcat e sigurisë arritën të neutralizojnë situatën,” tha agjencia në një deklaratë, duke iu referuar Policisë Kombëtare dhe Forcave të Armatosura, të cilat janë në krye të ruajtjes së burgut.

Një nga të plagosurit është pranuar në një institucion shëndetësor dhe pesë të tjerë janë kthyer në burg pasi kanë marrë ndihmë mjekësore.

Trazirat buruan nga një “revoltë e brendshme nga një grup të burgosurish”, thanë forcat e sigurisë në një deklaratë, pa dhënë më shumë detaje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: