Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se të gjithë fermerët të cilët do të mbjellin grurë, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë.

me anë të një postimi në Facebook ai sqaroi se aplikimet për të përfituar, do të nisin më 1 shtator dhe do të kryhen online në e-Albania.

Postimi i plotë:

LAJM I MIRË
Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë

Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik

Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: