Një qytetar ka zgjedhur të protestojë me një pankartë ku shkruhet: “31 ditë Rama poston, Balluku shijon, populli proteston”.

Ai tha se gjendja është shumë e vështirë dhe se i gjithë parlamenti është kundër popullit. Ai tha se ose do të përballen në shesh ose do të largohen të githë.

“Parlamenti kundër popullit si PS si PD. Këtu ose të ikim të gjithë ose të dalim përballë. Ka marrë fund gjithçka.

Tirana pa ujë, dritat vijnë kur duan ata, taksat po i paguajmë.

Problemi është te pushteti, sa më pushtet aq më shumë varfëri”, tha ai.

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb