Gabriel Attal është kryeministri më i ri në moshë i Francës, teksa presidenti Emanuel Macron po përpiqet t’i japë një frymë të re mandatit të tij të dytë.

34-vjeçari Attal ka shërbyer deri më tani si ministër i Arsimit.
Përveçse kryeministri më i ri në historinë franceze, Attal do të bëhet edhe i pari homoseksual i deklaruar që do të drejtojë ekzekutivin dhe kjo e shumë të tjera u diskutuan në Vila24 me moderimin e Anila Çela.

I ftuar në News24, pedagogu dhe analisti Shpend Gashi komentoi këto ndryshime në Francë.

“Një kryeministër që ka atë orientim seksual është i prirur që të miratoj dhe birësimin e fëmijëve nga komuniteti LGBT, por efektet që ka kjo gjë në shoqëri në konceptin e familjes janë të mëdha. Sot bërthama e shoqërisë që është familja është e bombarduar nga çdo lloji “budallakine” e mundshme që mendohet se është moderne. Unë jam konservator dhe nuk kam asgjë me orientim seksual të dikujt se ti ke të drejtën tënde por nuk ke pse na imponohesh ne. Nuk dua që djali im 3-4 vjeç të vi nga kopshti dhe të thotë do martohem me Hasanin, nëse fëmija im vjen nesër dhe thotë jam gay unë nuk e mohoj por nuk do doja që zysha t’ja normalizonte “ – tha Gashi për NEWS24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: