Pas 31 vitesh Silvio Berlusconi dorëzoi Milanin në duart e kinezëve dhe këtë e bëri me arsyetimin se nuk mund t’a kthente më aty ku e kishte vendin, në majën e botës. Për këtë duheshin investime dhe pronarët e rinj ia premtuan, dhe kështu duket se do ndodhë.

Në tre vitet e ardhshme, kinezët me në krye numrin 1 Yonghong Li për të rindërtuar Milanin e madh kanë vënë në dispozicion 350 mln euro investime.

Emrat që kanë qarkulluar kohët e fundit nisin që nga talenti i ri argjentinas Exekiel Barko, duke kaluar tek anësori i Shalkes, Sead Kolasinaç, e për të synuar emrat bombastikë të sulmit të Realit të Madridit.
benzema2-470x313
Ambicia te krerët e rinj kuqezi është e madhe, por futbolli i viteve të fundit na ka mësuar se paratë nuk janë sinonim i suksesit. Mjafton të shohim raste ku është investuar shumë, ndërkohë që trofetë kanë qenë me pikatore, ose larg pritshmërive fillestare, si në rastet e Mançester Sitit apo Psg.

Sipas specialistëve, rreth ambientit Milan, skuadra ka nevojë për të paktën tri emra lojtarësh të afirmuar, përkatësisht nga një në çdo repart. Nëse mesfusha kërkon idetë dhe klasin e një lojtari si Fabregas, i pakënaqur nga aktivizimi i pakët në Londër, në sulm problemi ka më shumë se një zgjidhje.
aubamejang1-470x316
Ideja e parë është Karim Benzema, i cili mund të humbë pozicione në hierarkitë e trajnerit Zidan në rast se në Madrid mbërrin, siç përflitet, gabonezi me pasaportë franceze, Pier-Emerik Aubamejang. Kostoja e kartonit të 29-vjeçarit shkon rreth 60 milionë euro, por për 50 mund të vishet kuqezi.

Milani mund të ketë problem rrogën e lojtarit për shkak të sistemit fiskal italian, por kuqezinjtë synojnë të bindin sulmuesin me ndihmën e sponsorit teknik “Adidas”, që rastësisht është edhe sponsori i numrit 9 merenges. Kandidatura tjetër është ajo e Alvaro Moratës.
Morata-gol-470x305
Ish-bomberi i Juventusit ka një kosto kartoni disi më të ulët (40 mln euro), por mosha e tij e re dhe dëshira për të luajtur në Kupat e Europës mund ta pengojë arritjen e marrëveshjes. Një tjetër faktor që mund të pengojë veshjen e spanjollit kuqezi është edhe dëshira për të punuar me trajnerin Konte, ndaj të cilit ndihet mirënjohës për transferimin në aksin Madrid-Torino tri vite më parë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb