Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tha se 357 emigrantë të paligjshëm u shpëtuan dhe u kthyen në Libi.

“90 persona u kthyen mbrëmë në Tripoli dhe  267 në Zawiya. 54 gra dhe 22 fëmijë ishin  mes tyre,” shkroi UNHCR në Twitter.

“Anija e kthyer në Tripoli me 90 persona në bord ishte në det të hapur për dy ditë. UNHCR dhe IRC ofruan ndihmë mjekësore për të gjithë të mbijetuarit,” tha ai.

Shumë emigrantë të paligjshëm, kryesisht afrikanë, zgjedhin të kalojnë Detin Mesdhe për në brigjet evropiane nga Libia, duke pasur parasysh kaosin dhe pasigurinë që ka pllakosur vendin e Afrikës së Veriut që nga rënia e regjimit të liderit të ndjerë Muammar Gaddafi në 2011.

Sipas UNHCR-së, rreth 28,000 emigrantë të paligjshëm janë shpëtuar dhe janë kthyer në Libi deri më tani këtë vit.

Emigrantët e shpëtuar u dërguan brenda qendrave të pritjes në të gjithë Libinë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për mbylljen e këtyre qendrave. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb