Përfundon sezoni për Keidi Baren. Mesfushori shqiptar nuk do mund të japë kontribut për Espanyol në 5 sfidat e fundit të kampionatit spanjoll. Shkak për këtë, sipas medieve spanjolle, është bërë një dëmtim në gju.

 

 

Trt

 

 

24 vjeçari do të rikthehet në fushën e blertë, me gjasë në korrik. Ky lajm ka shqetësuar jo pak trajnerin e Shqipërisë, Edi Reja, i cili do bëjë llogaritë për takimet e qershorit në Nations League, pa një nga më të mirët e mesfushës.

 

Keidi Bare ka luajtur 25 ndeshje me skuadrën e Espanyol në La Liga, këtë edicion. Edhe pse ka shënuar vetëm 1 gol dhe ka dhënë vetëm 1 assist, ndihma e dhënë për ekipin ka qenë e madhe.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb