Pas shkarkimit të Ranierit nga posti i trajnerit të Leicester City, kandidatët për t’u ulur në stolin e “King Power Stadium” janë holandezi Guus Hiddink, ish-trajneri Nigel Pearson, trajneri i Nantes, Sergio Conceicao, ish-trajneri Anglisë, Roy Hodgson, dhe trajneri i Huddersfield, David Wagner. Ish-trajneri i Holandës, Guus Hiddink, ka pranuar se do të ishte gati të merrte drejtimin e Leicester City, pasi stoli i kampionëve të Anglisë ka mbetur vakant, pas largimit të Claudio Ranieri. Shtypi anglez ka shkruar se Hiddink ishte një nga trajnerët e takuar nga drejtuesit e “dhelprave” gjatë fundjavës së kaluar dhe 70-vjeçari duket se ka dhënë gatishmërinë e tij.

“Personalisht nuk kam pasur kontakte me Leicester, por nëse do të më kërkojnë të marr drejtimin do ta marrë ofertën në konsideratë, Më pëlqen shumë futbolli në Angli dhe nuk e përjashtoj mundësinë e rikthimit. Nuk kam pasur mundësinë kurrë të qëndrojë për shumë vjet në një klub, por mendoj se është e mrekullueshme të punosh me profesionistë të rinj.” , tha Hiddink, që në këtë mënyrë përgënjeshtron shtypin, por i hap derën një rikthimi në Premier League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: