Franck Kessie largohet nga skuadra e Milanit, pas 5 vitesh. Mesfushori ka konfirmuar se nuk do rinovojë me klubin kuqezi, duke e mbyllur kështu mjaft mirë, me atë titull kampion të fituar.

Nuk dihet ende destinacioni i 25 vjeçarit, por ka mundësi që të kalojë të Barcelona. Kessie ka qenë shtyllë kryesore e ekipit gjatë gjithë këtyre viteve, ku në çdo vit futbollistik, ka qenë titullar i padiskutueshëm.

“Gjithçka më duket e pabesueshme. Këto që po përjetoj në ditët e fundit janë vërtet ndjesi të forta. Ishin pesë vite shumë të rëndësishme gjatë të cilave mund të thuhet se isha martuar me një projekt. Jam shumë i lumtur për qytetin e Milanit, për klubin, për shokët e skuadrës, për trajnerin dhe për vete. Dua t’i falënderoj të gjithë së bashku me familjen time që më ka qëndruar gjithmonë pranë.

I fundit ishte muaji im i fundit i kontratës me Milanin, por në këto pesë vjet ne kemi arritur të kthehemi në Champions dhe të fitojmë titullin” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: