RUSI- Ky është momenti shokues kur një vajzë 5-vjeçare rrëzohet nga shkallët lëvizëse. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Rusi, teksa fëmija luante në cepin e shkallës lëvizëse në qendrën tregtare “Solnechny” në qytetin Novy Urengoy, ku ndodhej bashkë me hallën e saj, e cila edhe pse përpiqet ta bmajë, nuk ia arrin.

Ajo fliste në telefon në momentin që vajza tentonte të lëvizte pjesën e zezë të shkallëve rrëshqitëse dhe nuk e pa fare kur hipi sipër saj. Gruaja u bë e vetëdijshme për rrezikun në momentin e fundit, arriti të kapë vetëm kraun e mbesës, pa mundur të parandalojë rrëzimin e saj nga kati i dytë.

Dëshmitarët thonë se halla ishte pothuajse e shokuar kur arriti në katin e parë të qendrës. Fatmirësisht mbesa e saj Linara, ndodhet jashtë rezikut për jetën.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: