Protesta qytetare është në ditën e 61-të të saj, ndërsa protestuesit kanë nisur marshimin e radhës me thirrje për ndryshim dhe dorëheqje të qeverisë.
youtube.com/watch?v=pdNQCCgl_yg&feature=youtu.be
Qytetarë të mbledhur në protestë kanë dalë sërish në rrugë duke përsëritur mesazhet e tyre kundër përqendrimit të pushtetit, korrupsionit dhe problematikave sociale që, sipas tyre, kanë prekur vendin.
Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si “Dorëheqje!” dhe mesazhe kundër qeverisjes aktuale. Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë rezistencën e tyre deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara.
Aktivistë dhe qytetarë kanë theksuar se arsyet e protestës lidhen me çështje të ndryshme, nga funksionimi i institucioneve dhe pushteti vendor, te gjendja e shërbimeve publike, largimi i mjekëve dhe infermierëve, mungesa e mjeteve për zjarrfikësit dhe problematika të tjera sociale.
Protesta, e quajtur nga organizatorët “Revolucioni i Flamingove”, vijon prej 61 ditësh.
