LEZHË- Një person është gjetur i vdekur në aksin Lezhë-Shëngjin. Sipas informacioneve nga policia, viktima është gjetur në një kanal në anë të rrugës, ndërsa ishte me një karrige invalidi.

Viktima Skënder Dashi 64 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, dyshohet se ka pësuar atak kardiak, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk ka shenja goditje apo dhune.

“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka qënë duke qëndruar në karrocen e tij invalidi me bateri në anë të rrugës, në breg të kanalit.

Në trupin e tij dhe në karroce nuk janë gjendur shenja dhunë. Dyshohet se mund ti ketë rënë infrakt dhe është rrëzuar në kanal nga karroca”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Lezhës po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: