NAPOLI- 69 persona mes tyre dhe politikanë, janë arrestuar sot nga Guardia Di Finanza e Napolit. ‘Tgcom’ shkruan se mes të prangosurve ka dhe biznesmenë, ndërsa të gjithë akuzohen për korrupsion, manipulim me tenderat dhe marrëveshje të fshehta me mafian, organizatën kriminale ‘Camorra’.

Po ashtu, thuhet se mes të arrestuarve janë dhe administratorë lokalë, nëpunësit civilë, profesorë universitetesh, kontabilistët si dhe inxhinierë. Të njëjtat burime theksojnë se kanë qenë të shumta rastet e abuzimeve me tenderat nga të pandehurit. ‘Republica’ shkruan se mes të arrestuarve është dhe këshilltari i Qarkut, Pasquale Sommese. I përfshirë në këtë grup është dhe ish-kryetari i komunës Pompei, Claudio d’Alessio.

Hetimi është kryer nga 5 struktura, të cilat kanë bashkëpunuar mes tyre për të finalizuar këtë operacion, koordinuar dhe nga prokurori Borrelli.

Raportohet se në qendër të hetimit, si ‘pjesë e rrethit të madh të korrupsionit’ është dhe organizata ‘Guglielmo La Regina’, e cila vitin e kaluar u përfshi në një skandal sa i takon çështjes së rikonstruktimit të pallatit ‘Teti Maffuccini’ (ku u hetua dhe ish-presidenti rajonal i PD, Stefano Graziano).
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb