Rreth 700 mije turistë vizituan qarkun e Korçës gjatë këtij viti, por ky qark është një prej atyre që ofron turizëm, por edhe më shumë bukuri në stinën e dimrit.

Për të siguruar një sezon dimëror turistik edhe më të suksesshëm sesa ai veror, prefekti i qarkut Nertil Jole mblodhi Komitetin e Zhvillimit të Turizmit, pikërisht në Voskopojë, ne një nga zonat që ka peshë të konsiderueshme në zhvillimin e turizmit të këtij rajoni.

Jole prezantoi një Plan Masash të mara nga institucioni që drejton për menaxhimin e sezonit turistik dimëror 2022-2023.

Viti 2022
Korçë 350 000 turistë;
Pogradec 250 000;
Devoll 600;
Kolonjë 20 000;
Maliq 12 000;
Pustec 61 000;
QARKU KORÇË 693 000;

Ky plan synon garantimin e rendit dhe qetësisë publike, rritjen e sigurisë rrugore, lehtësimin e hyrje-daljeve në kufi, sinjalistikën rrugore në të gjithë Qarkun Korçë, furnizimin pa ndërprerje me ujë të pijshëm e energji elektrike, mbikëqyrjen e vazhdueshme të sigurisë ushqimore, sigurimin e kontrolleve për një higjienë të lartë, menaxhimin sa më të mirë të mbetjeve në zonat turistike, dhe zbatimin e kalendarit të festave lokale, për t’u konsideruar një rajon atraktiv për turistët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Qarku ynë i përmbledh të gjitha karakteristikat për t’u konsideruar një qark që mund të ofrojë një turizëm gjithëvjetor shumë të pasur me atraksione dhe shërbime cilësore”, u shpreh Prefekti në mbledhjen e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb