Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me Ministren e Arsimit Evis Kushi uruan sot mësuesit me rastin e 7 Marsit përmes një takimi të organizuar me mësues të sapo dalë në pension.

Balla gjatë fjalës së tij shprehu vlerësimin, mirënjohjen dhe përuljen ndaj brezave të tërë mësuesish që kanë maksimumin e tyre për edukimin e një shoqërie të tërë.

“Një libër, një laps, një mësues e një fëmijë mund të ndryshojnë botën. Mirënjohje për çdo gjë keni bërë për ta ndryshuar Shqipërinë vit pas viti.

Jo pa qëllim takimi me mësuesit u organizua në godinën ku 111 vite më parë do të mbahej Kongresi i Elbasanit i cili vendosi hapjen e Shkollës Normale.

Prej kësaj dere filloi misioni i rëndësishëm i mësimdhënies në gjuhën shqipe që e ktheu Elbasanin në kryeqytetin e dijes. Elbasanin duhet të vazhdojmë ta ruajmë e promovojmë si djepin e dijes, si një asset shumë i rëndësishëm dhe pasaporta europiane e Shqipërisë”, tha Balla.

Teksa përmendi punën e madhe që është bërë për arsimin pas vitit 2013, Balla theksoi se për herë të parë qeveria Rama ktheu vëmendjen tek arsimi parauniversitar, ai profesional dhe ai universitar.

“Kemi çmilitarizuar arsimin në aspektin politik. Koha kur mësuesit emëroheshin me tesera partie ka mbaruar dhe nuk duhet të kthehet më. Mësuesi është ajka e një kombi, pikërisht aty fillon gatuhet e ardhmja”, u shpreh numri dy i PS.

Edhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja vlerësuan kontributin e mësuesve dhe sidomos atyre normalistëve që nisën rrugëtimin e vështirë por të bukur të Gjuhës Shqipe.

3bf27f6d A482 4964 9166 Aeaab5114317
3bf27f6d A482 4964 9166 Aeaab5114317

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb