Plot 70 kg tritol do të hedhin në erë një nga resortet elitare Prestige Resort, me urdhër dhe regji të qeverisë Rama. Në një lidhje live përmes skype eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, pohoi se fakti që po punohet dhe në fundjavë, duket një vendim i urdhëruar që kërkohet t’i vihet fundi ditën e sotme.

Duke u ndalur te metoda e shkatërrimit të godinës, Softa tha se kjo procedurë ka rreziqet e veta.

Ai tha se mund të sjellë dëmtime në zonë, si në zonën e pyllëzuar apo dhe në ndotjen e mjedisit në këtë zonë të bukur bregdetare.

“Shpreh keqardhje që institucionet shtetërore, gjykata, të japë vendimin. Nxitimi për të rrëzuar këtë godinë, është i nxituar, pasi po punohet ditë të diele. Nuk po i lihet fare vend drejtësisë. Po punohet me shpejtësi të jashtëzakonshme. Përdorimi i eksplozivit është i rrezikshëm. Por eksperienca dhe prania e forcave xheniere, besoj se do e realizojnë me sukses. Dëmi më i madh është dëmi moral. Shpreh keqardhje për çdo pronë të shembur. Për pronat e Unazës, teatrin kombëtar, etj. Ndërtesa është 7 kate, dhe mesa duket mund të jetë vendosur trotili në themele, në mënyrë të tillë që të krijojë rënie të saj. Kjo është mënyra më e shpejt e rrëzimit të godinës. Pasi mund të kishte nisur shembja dhe nga sipër. Ka gjelbërim dhe pjesë të tjera që do të dëmtohen, apo dhe pluhuri do dëmtonte zonën. Rreth 1 km do të jetë perimetri i sigurisë i vendosur nga policia. Mesa duket ishte i përgatitur plani. Është vendim i nxituar. do ishte në favor të besimit te institucionet, që të pritej vendimi i Gjykatës Administrative dhe më pas do të kishim një rrugë institucionale, për të krijuar klimë besimi. Fakti që punohet dhe ditë të diele, tregon se ka nxitim. Ai nuk është person në kërkim, pasi është një ndërtesë që aty do ishte dhe nesër. Ajo godinë që është shkatërruar, nuk mund t’i kryejë më funksionet e saj. Është një statujë e vlerave, e vlerësimit të një gjykate. Ata nuk po pyesin më për pasoja, pasi e kanë vendosur. Kemi vetëm njoftimi final që në orën 15:00 do shembet godina. S’ka pasur dialog”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb