Kanë qenë ndër të parët që janë nisur drejt Thumanës dhe Durrësit. Tifozët e Prishtinës, “Plisat”, kanë njoftuar pak çaste më parë në faqen e tyre në Facebook gjendjen e angazhimit të tyre, ku kanë deklaruar se ka mbërritur në Durrës kontigjenti i parë i ndihmave, ndërsa rrugës janë dhe dy të tjerë.

Plisat Njoftim
Plisat Njoftim

Njoftimi i “Plisave”

Kontigjenti i pare i Plisave per sot ka mberri ne Durres. Aty jane 20 ton ushqim si dhe veshmbathje, batanije e gjera tjera esenciale.
Kontigjenti i dyte eshte afer Durresit, ne fshatin Radë, jane 30 ton ushqim si dhe gjera tjera esenciale.
Kontigjenti i trete porsa ka mberri ne kufi dhe i ka 25 ton ushqim dhe gjera tjera esenciale dhe eshte i drejtuar per ne Pezë, afer Durresit.

Aksioni vazhdon edhe neser ne shesh, ndersa i falenderojme qytetaret e Prishtines dhe te gjithe Kosoves qe po i pergjigjen kaq bujarisht fteses se Plisave.

Shqiptaret e bashkuar jane te mahnitshem. Ne kete tragjedi, e vetmja gje qe na bene krenar eshte fakti qe shqiptaret e ruajne besen dhe traditen. Shkrihemi per njeri-tjetrin!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb