TIRANË

Analisti Artur Zheji mendon se nëse doktori (Sali Berisha) nuk do të preket nga drejtësia edhe personat e tjerë të arrestuar do të lirohen. Duke komentuar zhvillimet në PD dhe protestën e 8 janarit në emisionin “Pikat mbi i” në News24, Zheji tha se ky është një test jo thjesht për doktorin.

Ndërkohë avokati Spartak Ngjela deklaroi se ka informacione për një organizatë dhe se gjendja në Shqipëri është jo e mirë, pasi ka ndërhyrë agjentura ruse. Sipas tij, duan të falimentojnë biznesin e vogël me të cilin mbahet ekonomia e vendit.

Zheji: Në qoftë se ligjin e kanë shkelur 34 persona, atëherë i bie që edhe doktori e ka shkelur ligjin. O nuk ka ligj që dënon të zotët e shtëpisë për t’u kthyer në shtëpi dhe prandaj doktori nuk është i proceduar; o ka ligj dhe ky ligj përdoret në mënyrë selektive, është mbi ligjin doktori. Ky është një test, jo thjesht për doktorin. Në qoftë se doktori nuk ka për t’u prekur, se nuk kanë këllqe, do lirohen dhe të tjerët. Vetëmbrojtja është legjitime. Ata që tani kanë filluar të vendosin një lloj barazie, mes mbështetësve të Berishës dhe të Bashës.

O drejtësia është e padrejtë në rastin e doktorit dhe duhet t’i lirojnë ata djem në korridoret e gjykatës, o të bëjnë një interpretim të saktë ka apo nuk ka shkelje ligjore më 8 janar.

Ngjela: Është çështje hetimi, hetimi është sekret. Mund të vazhdojë 4 muaj, 6 muaj. Unë kam një informacion, por nuk e mbaj dot emrin e asaj organizatës, problemi është që gjendja në Shqipëri nuk është e mirë. Ndërhyn agjentura ruse dhe sot janë sulur që të falimentojnë biznesin e vogël. Nuk është shtet kapitalist ky se nuk ka bursë. Ata janë sulur drejt biznesit të vogël dhe unë kam të dhëna që biznesi i vogël po falimenton. Këtu po sulmohet që të falimentojë biznesi i vogël. Kanë hyrë me para për ta falimentuar. Skemat i bëjnë shërbimet. Po ecim drejt kësaj pike. I janë sulur biznesit të vogël. Ky që ka 8 vjet që e ka lënë Shqipërinë pa bursën e monedhës, ose të paktën të fillonte kooperimin e kapitalit. Nuk ka kapitalizëm këtu. E kanë parë që ky vend funksionon përmes biznesit të vogël dhe po e falimentojnë. Gjithë shërbimet e huaja që janë kundër nesh janë hedhur në sulm. Kanë një skemë që do e nxjerr këto ditë. I janë sulur biznesit të vogël.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb