Sot, më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Tirana Bank ka zgjedhur të përcjellë një mesazh konkret, me shpresën se do të nxisë shoqërinë, të reflektojë për cështje që lidhen me botën femërore, me mundësitë e barabarta dhe hapat e ndërmarra për të kapërcyer boshllëqet që ende ekzistojnë.

Si një institucion me 75% të stafit femra, Tirana Bank, tregon cdo ditë se njeh vlerën dhe rëndësinë e gruas, por nuk ndalet këtu. Në këtë 8 Mars, Banka zgjodhi të ofrojë një mundësi më të mirë, për një grua dhe një nënë, të drejtat e së cilës janë shkelur.

Me vëmendjen e vecantë të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Z.Dritan Mustafa, Tirana Bank, vlerësoi bashkëpunimin me Albanian Woman’s Empowerment Network, (AWEN), organizatë jo fitimprurëse e themeluar në vitin 2009 dhe me një rrjet prej 9 organizatash lokale të shtrira në të gjithë Shqipërinë.

Ky bashkëpunim konsistoi në ofrimin e mundësive, për një nga rastet që AWEN ndjek lidhur me barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të grave dhe mbështetjen ndaj grave të dhunuara.

Me këtë qëllim fisnik, Tirana Bank:
Zgjodhi ti thotë “PO” thirrjes për të siguruar një zonje, një jetë më të mirë, shtëpia e së cilës u bë e pabanueshme nga tërmeti.
Zgjodhi ti thotë “PO” kërkesës për ndihmë të një nëne të divorcuar dhe me fëmijë.

Zgjodhi ti thotë “PO” nismës për ti ofruar shërbime avokatie, për ti rikthyer fëmijën e mitur, marrë padrejtësisht nën kujdestari nga ish bashkeshorti.
Përfaqësueset e Tirana Bank, Drejtoresha e Marketing & PR, Znj Ela Puka dhe Drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Znj. Anisa Keri, në takimin e organizuar për këtë rast, me përfaqësuesit e AWEN, u shprehën se:

“Për ne, është e parëndësishme nëse është 8 Mars apo 25 Nëntor, Dita e Gruas apo Dita kundra Dhunës. Ne filluam sot një bashkëpunim, të cilin do ta vazhdojmë si një detyrë që gjithsecili nga ne, si aktorë të kësaj shoqërie ka në rrugën e gjatë drejt empancipimit social”.
Tirana Bank, këtu për ju!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: