Në verën e 2015, ekzatësisht pak më shumë se 3 sezone më parë, Paolo Dybala u ble nga Juventus te Palermo për 30 mln euro. Nga ajo kohë kartoni i lojtarit është katërfishuar, por pavarësisht kësaj disa skuadra janë gati të hapin thesin për 24-vjeçarin.

Një detaj të tillë e zbulon ish-presidenti i futbollistit, Zamparini. Numri 1 i Palermo-s në një intervistë për “RMC Sport” ka folur për disa çështje që lidhen me Dybala-n, por mbi të gjithë ka thënë se për argjentinasin ka oferta nga Spanja.

Dybala? Sa herë që e shikoj atë të qëndrojë jashtë lojës më bën të vuaj. Kur ai është në pankinë është për shkak të Alegrit. Le të vijë në Palermo dhe të fitojë Skudeton, se te Juventusi është e lehtë.

Largimi i Dybalës nga Palermo? Unë ia bëra të qartë tre vite më parë Dybalës kur e këshillova të shkonte në Spanjë dhe jo të qëndronte në Itali. Dhe kështu do të ndodhë pasi Juventusi kërkon të fitojë 120 milionë euro nga ai. Në janar unë mendoj se ai do të shkojë në Spanjë. Ka kërkesa për të nga Spanja dhe nga Angli. Juventusi ka shumë yje dhe është e vështirë që të aktivizohen të gjithë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb