Janë sekuestruar 37.7 kg kokainë në pikën kufitare të Debeli Brijeg të Malit të Zi.

Mediat malazeze shkruajnë se droga është gjetur në një makinë me targa shqiptare.

Kësisoj është arrestuar shoferi, shtetësia e të cilit ende nuk dihet.

Policia njofton se makina ishte duke u drejtuar për në Kroaci, ndërsa shtohet se ajo është konsideruar si 98 % e pastër.

Bëhet me dije se autoritetet janë duke kryer një hetim të detajuar në lidhje me sasinë e drogës së sekuestruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb