Dueli ndërmjet Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos nuk ka të mbaruar. Dy yjet e futbollit botëror kanë ndarë gjithçka ndërmjet tyre në këto vitet e fundit. Hedhja e shortit për fazën e grupeve të UEFA Champions League vendosi edhe një herë përballë këto dy super-lojtarë me Luis Suarez, që plotësonte treshen e kandidatëve për lojtarin më të mirë të vitit në Europë.
Ashtu siç pritej, fitues u shpall talenti argjentinas, por ajo qe nuk pritej ishte diferenca në vota.
Messi u shpall fitues me 49 vota kundrejt 3 votave të Suarez dhe 2 votave të Ronaldos.
Edhe pse portugezi duartrokiti fituesin, imazhi i tij shprehu dukshëm zhgënjimin për një rezultat të tillë.
(e.shkambi/BalkanWeb)