Tashmë pak javë na ndajnë nga hapja zyrtare e sezonit të ri të MLS dhe tifozët mezi presin. Sidomos ata të Inter Miamit, të cilët me këtë rast do të kenë në dispozicion që nga dita e parë si Lionel Messin ashtu edhe të sapoardhurin Luis Suarez.

Kjo, sipas Tyc Sport, do të kishte ngjallur emocione në Florida. Në fakt, orët e fundit ka nisur gjuetia për një biletë për të ndjekur ndeshjen e parë të kampionatit kundër Los Angeles FC të planifikuar për 25 shkurt. Sipas burimit, biletat në dispozicion u shitën plotësisht në vetëm gjashtë minuta me një bum jashtë logjikës së kërkesave.

Ky është efekti Messi dhe Suarez. Për më tepër, do të ishin shitur edhe biletat VIP që kushtojnë rreth 900 dollarë. Ndërkohë, të shtunën e 13 janarit, El Pistolero zhvilloi stërvitjen e parë me shokët e tij, të rinj dhe… të vjetër, duke qenë se përveç Messit, në skuadër janë edhe Jordi Alba dhe Sergi Busquets, pjesëtarë të një mijë betejave te super Barcelona.

“Ajo që u kërkua nga unë”, tha Suarez gjatë prezantimit zyrtar, “është të ndihmoj një ekip që ka lojtarë të famshëm që të përpiqen të fitojnë titullin e MLS-së, objektivi i klubit. Dhe për ta bërë këtë me profesionalizëm. Këshilla më e mirë t’u japësh lojtarëve është të ëndërrosh dhe të ëndërrosh shumë”.

“Nuk e kam menduar kurrë se do të kthehem të luaj me Messin, gjithmonë kam menduar se Leo do ta mbyllë karrierën e tij në Barcelonë. “Në vitin 2019 ne ëndërruam të fitonim gjithçka me Barçën dhe më pas të tërhiqeshim atje. Tani është bukur që jemi ribashkuar”, tha uruguajani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb