TIRANE
Pallati i Kongreseve, për dy ditë do të “pushtohet” nga muzika e violinistit virtuoz, Olen Çezari.
Për violinistin e njohur shqiptar, dhe grupin e tij “International Clandestine Orchestra”, ky është koncerti i tij i tretë i këtyre përmasave në Tiranë, tashmë një traditë, që e rikthen Olenin në Shqipëri, pas shumë angazhimeve, eventeve dhe performancave në të gjitha anët e globit.
Meloditë më të famshme të Azisë dhe tinguj nga e gjithë bota, ndërthurur me humorin e Bes Kallakut, do të ndezin atmosferën për rreth 3 orë në datat 23 dhe 24 prill, në Pallatin e Kongreseve.
(BalkanWeb)