ITALI
Kohët e fundit mediat në Itali po flasin për ngjarjen rozë më të diskutuar të momentit, rikthimin e Belen Rodriguez me babain e djalit të saj, balerinin Stefano De Martino.
Që në momentet e para që ata u panë të shoqëroheshin më shumë se zakonisht me njëri-tjetrin, lajmet për një rikthim të mundshëm bënë bujë në mediat italiane. Ndërkohë që Belen nuk preferoi fare të reagonte, Stefano foli por gjithmonë duke e mohuar lajmin e rikthimit.
Në fillim ka qenë revista “Chi” që i fotografoi duke u puthur, çiftin e njohur. Më pas një foto për ditëlindjen e djalit të tyre Santiago tregoi qartë që familja ishte më e bashkuar se kurrë. Por tashmë ata nuk e kanë në plan të fshihen. Në fillim ka qenë Stefano që konfirmoi ribashkikim e tyre. “M e njëerëzit e mi të preferuar”- shkruan ai në një foto të postuar ku shfaqet Belen së bashku me djalin.
Edhe shoë girl-ja argjentinase ka postuar disa Instastories të njëpasnjëshme ku shfaqet duke kaluar kohë me të birin dhe partnerin, por ishte fotoja e postuar pak më parë shërbeu si një konfirmim i pakundërshtueshëm. “Qëndro me mua një moment… ose më mirë përgjithmonë, foto e realizuar nga Santi”, -shkruan Belen.
(er.cu/BalkanWeb)