TIRANË

Pas zyrtarizimit të partisë së re “Bindja Demokratike”, kryetari i saj Astrit Patozi ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë për BINDJEN e tyre.

Patozi thotë se ka marrë mbështetje nga qindra e mijëra burra e gra të Shqipërisë, të cilët janë pro partisë më të re. Ai shprehet se partia “Bindja Demokratike” është krijuar për të qenë kundër partito-kracisë, kundër korrupsionit e abuzimit me pushtetin.

Statusi i Patozit:

VOTO PËR “BINDJEN” TËNDE!

Falenderime, mirënjohje dhe respekt për ata mijëra burra dhe gra nga e gjithë Shqipëria, që nëshkruan në kohë rekord, por edhe e mbështetën duke e uruar që në ditën e parë lindjen e “BINDJES DEMOKRATIKE”!

Ata janë themeluesit e saj të vërtetë, ndaj të cilëve do të ndjehemi të detyruar gjithmonë.

Koha do të tregojë shumë shpejt se ne bëmë gjënë e duhur në një kohë të vështirë për vendin, pasi krijuam BINDJEN se ishte çasti që të merrnim të gjitha përgjegjësitë tona.

Por deri atëherë, ne do të rendim me shpejtësi, duke ftuar të na bashkohet çdo qytetar që kërkon ndryshimin e kësaj gjendjeje dëshpëruese në Shqipëri për shkak të sistemit dhe qeverisjes së gabuar.

Ka ardhur momenti që secili prej nesh duhet të marrë një vendim për të dhënë një kontribut që ta rrëzojmë partitokracinë, sepse ajo ushqen autoritarizmin, korrupsionin, abuzimin me pushtetin, padrejtësinë dhe pabarazinë e frikshme para ligjit.

Është pikërisht koha që çdo shqiptar duhet të marrë këtë ftesë:

VOTO PËR “BINDJEN” TËNDE!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb