BRITANI E MADHE
Ditën e djeshme princi Harry dhe Meghan u bërë prindër të një djali. Dhe menjëherë pas ardhjes në jetë të vogëlushit mediat filluan të spekulonin se kush mund të ishte kumbari i tij.
Në radhë të parë, sipas së përditshmes ‘The Sun’, është aktor George Clooney, i cili ka lindur në të njëjtën ditë si princi i vogël. Amal dhe George Clooney janë miq të ngushtë me Harryn dhe Meghanin dhe u tha më parë se ai mund të pagëzonte fëmijën e ri mbretëror.
Jessica Malruni, shoqja më e mirë e Meghanit, shoqëruesja e nuses në ditën e dasmës është gjithashtu në mesin e kumbarëve të mundshëm, raporton ‘Daily Mail’.
Gjithashtu përmendet Lindsey Rot, shoqja e fëmijërisë së Meganit , por edhe edhe Serena Williams, ndërsa Harry flet për të afërmit si kumbarët e mundshëm.
I sapolinduri, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur nga Buckingham Palace do të jetë i shtati për nga hiarkia për fronin mbretëror.
(BalkanWeb)