Partizani-Tirana si gjithnjë ka një interes shumë të madh në kryeqytet, pasi është ndeshja më e zjarrtë dhe më e ndjekur në trojet shqiptare. Por ky derbi është ndryshe nga të tjetër, pasi në rast fitoreje, të kuqtë do të shpalleshin automatikisht kampionë. Trofeu mungon prej 26 vitesh te Partizani, ndaj tifozët janë turrur për të siguruar një biletë për të qenë prezentë në këtë sfidë.

Sipas asaj që bën me dije Partizani në një njoftim zyrtar, mësohet se është shitur më shumë sesa gjysma e stadiumit rezervuar për tifozët e Partizanit. Tribuna qëndore B1 dhe B2, si dhe tribunat përkarshi D1, E dhe F janë shitur të gjitha, ndërsa ka nisur shitja e biletave në sektorin G1-G2, teksa mennjëhërë pas shitjes së tij do të dalin në treg dhe biletat për sektorin C të stadiumit.

Partizani Bileta
Partizani Bileta

“Vijon interesim i madh për takimin Partizani – Tirana në program ditën e diel ora 16:30, i vlefshëm për javën e 33 të Kategorisë Superiore. Përveç sektorëve të Tribunave B1, B2 dhe E biletat kanë mbaruar, edhe në sektorët D1 dhe F, ndërkohë që kompania njofton se ka hedhur në shitje edhe biletat e sektorëve G1 dhe G2. Tifozeria premton të dhurojë një atmosferë festive dhe mbështetje maksimale ndaj skuadrës në këtë përballje të shumpritur për familjen e Kuqe.
Kujtojmë se biletat mund ti siguroni në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi” çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 19:00,” shkruan klubi i kuq në njoftimin e tij të pak çasteve më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb