35 fituesit e shorteut të Heineken në Shqipëri, ndoqën LIVE ditën e enjte ndeshjen e kthimit të gjysmë-finales të UEFA Champions League, Ajax-Tottenham.
Fituesit patën fatin të ndodheshin mes 54 mijë tifozëve të tjerë të futbollit në “Johan Cruyff Arena”, i cili ka marr emrin nga futbollisti legjendar Johan Cruijff, dhe të shijonin këtë supersfidë midis dy skuadrave.
Mbrëmja e ndeshjes së kthimit, Ajax-Tottenham, do të mbetet gjatë në memorien e të gjithë tifozëve të futbollit, pasi ishte një ndeshjë dramatike që dhuroi shumë emocione deri në minutën e 95-të ku u shënua goli në fund dhe ndryshoi lojën duke bërë të mundur fitoren e Tottenham-it.
Për 35 fituesit e Heineken, kjo eksperiencë ka qenë me të vërtetë e paharrueshme dhe unike duke iu dhënë mundësinë të përjetojnë nga afër emocione të papërsëritshme nga yjet e futbollit si Matias Delight, Donny Van de Beek, Dele Ali, Cristian Eriksen, etj.
Fituesit, përveç kësaj nate të mrekullueshme kampionësh, patën mundësinë ditën tjetër të vizitojnë vendet më të njohura turistike të Amsterdam-it si dhe të përjetojnë Heineken Experience.
Heineken, birra numër 1 në botë, sponsor zyrtar i Uefa Champions League, platformës botërore më premium të futbollit, çdo sezon të Uefa Champions League sjell në Shqipëri surpriza pa fund për konsumatorët e saj sportdashës dhe jo vetëm.
(BalkanWeb)