Tetë pikë larg Realit kryesues janë një diferencë e ndjeshme, por Barcelona nuk ka ndërmend të dorëzohet, do të luftojë deri në fund për titullin në La Liga. Për momentin prioritet kthehet Champions League, sfida kundër PSG, një ndeshje e nivelit të lartë në çdo aspekt. Trajneri Xavi dhe stafi i tij janë në dilemë në lidhje me dy lojtarë shumë të rëndësishëm si Frenkie de Jong dhe Pedri. Të dy lojtarët janë në garë me kohën për t’u rikthyer në fushë, në një kohë kur të dy së bashku kanë munguar 34 ndeshje gjatë këtij sezoni.

Marca
Marca

Pavarësisht se dy lojtarët janë jetik për trajnerin Xavi, stafi mjekësor ka këshilluar trajnerin dhe lojtarët të mos nxitojnë. Sipas të përditshmes spanjolle Marca, të dy lojtarët nuk pritet të jenë në fushë kundër PSG në sfidën e parë në Champions League. Ndërkohë, e përditshmja tjetër spanjolle Sport, i ka kushtuar faqen e parë të ardhmes së Xavi-t:

Sport
Sport

“Ajax dëshiron Xavi-n”, shkruan Sport në faqen e parë. Klubi holandez po tenton këtë periudhë të josh Xavi-n për të pranuar ofertën e tyre. Pavarësisht ofertave, pavarësisht deklaratës së trajnerit se në fund të këtij sezoni do të largohet, në Barcelonë besojnë ende se mund të mbajnë Xavi-n në skuadër edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb