ELBASAN
Ashtu sikundër nga çdo qark i Shqipërisë, edhe nga Elbasani janë nisur shumë protestues, që do të marrin pjesë sot në protestën e madhe të opozitës së bashkuar.
Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se autobusë dhe makina janë nisur normalisht nga selia blu në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se makinat e mbushur me protestues janë kontrolluar nga policia në Rreth-rrotullimin e Bradasheshit.
Po sot gjatë ditës, janë nisur me autobusë dhe makina protestues nga Lezha në veri, Berati e Gjirokastra në jug etj.
(d.xh/Balkanweb)